09:00- Hapja e Shkollës Dimërore të BE-së 2025, një nismë që mbledh së bashku ekspertë ndërkombëtarë, vendimmarrës, nëpunës civilë dhe studentë të rinj për të trajtuar temën qendrore të këtij viti:
FinTech dhe Ekonomia Digjitale — Blockchain, Inovacioni dhe Gjeopolitika e Re e Financave Digjitale.” (Kampusi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”)
10:00- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të AIDS 2025, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, mban tryezë të rrumbullakët më 1 dhjetor 2025.
(Hotel “Sirius”, Prishtinë)10:00- Mbahet takimi i 279-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë)










