Zyra për informim publik PK – Gjilan Gjilan, 02.02.2017
Tel. 0280/323312,0280/330188-lok.7095
E-mail, HYPERLINK “mailto:zyrainformimitgjl@kosovopolice.com” zyrainformimitgjl@kosovopolice.com Komunikatë 06/17
02.02.2017 , Ora 06:18, “Vdekje e Dyshuar”, fshati Sllatinë e Epërme, Viti
Policia e Kosovës stacioni policor i Vitisë ka marrë një informatë se në fshatin Sllatinë e Epërme Komuna Viti në veturën Golf- Karvan ngjyrë hiri me targa 05, gjendet një person I cili dyshohet së është pa shenja jeta.
Njësitet patrullueses në vendin e ngjarjes e kanë identifikuar viktimën Shqiptar Shtetas i Kosovës i vit lindjes 1992, banor i fshatit Sllatinë e Epërme Komuna Viti.
Mjeku kujdestare e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes si pasoj e plagës së shkaktuar nga arma e zjarrit në regjionin e kokës.
Policia e Kosovës Njësitet e Hetimeve Rajonale përgjegjëse për vend këqyrje janë paraqitur në vendin e incidentit. Edhe prokurori i shtetit nga prokuroria e Gjilanit ka dal në vendin e ngjarjes, po ashtu është njoftuar edhe familja e viktimës. Në veturën e të dyshuarit është gjetur një armë e cila është konfiskuar, revole “M-57”, cal 7,62 mm, një gëzhojë dhe karikatori i armës së njëjtë.
Trupi i tani të ndjerit është marrë nga DML dhe është dërguar për obduksion në Prishtinë.
Vetura në të cilën ka ndodhur incidenti është marrë nga familjarët.
Të gjitha rrethanat e këtij incidenti të rëndë janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në bashkëveprim me Prokurorin e shtetit deri në zbardhjen e plotë.