Statistika për periudhën kohore nga data 22.02.2017 deri më
28.02.2017
48 Incidente 29 Persona të arrestuar 8 Aksidente trafiku me lëndime 17 Aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime 764 Tiketa 0 Aksidente me fatalitet
28.02.2017, Ora 14:10, “Aksident trafiku me lëndime” , fshati Llabjan, Novobërdë
Policia e Kosovës stacioni policor në Novobërdë është njoftu lidhur me një aksident trafiku, nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti ka ardhur, kur vozitësi Shqiptar shtetas i Kosovës, duke drejtuar veturën Opel Vektra, me tabela 01, duke bërë tejkalim të pasigurt, godet këmbësorin Shqiptar shtetas i Kosovës duke i shkaktuar lëndime trupore, ku ka kërkuar ndihmën e mjekut. Gjatë hetimit të rrethanave të aksidentit është gjete se rrjedhojë e aksidentit besohet të jetë edhe mungesa e përvojës në vozitje nga ana e vozitësit (pa patentë shofer). Rasti i referohet PTH.
28.02.2017, Ora 10:00, “Policia e Gjilanit objektiv primar ka krijimin e sigurisë nëpër shkolla”
Policia e Kosovës njësitet “Policia në komunitet” kanë pasur një takim me drejtorin e arsimit ne Gjilan, KFOR- in Amerikan, si dhe përfaqësues të ICITAP-it.
Takimi u realizua në lokalet e drejtoratit të arsimit ne Gjilan, ku Drejtori i Arsimit Shqipe Kastrati ka lavdëruar policin e Kosovës për bashkëpunimin korrekt dhe punën që po bënë PK-ja për krijimin e një ambienti të sigurt rreth shkollave ku numri i incidenteve është në ramje dhe dukshëm ma i vogël se në të kaluarën.
Rreshterë Sadete Sadiku nga Policia e Kosovës është zotuar se këtë vit do të shtohen aktivitetet në drejtim të bashkëpunimit me drejtoret e shkollave, po ashtu strategjia “Policia në Bashkësi” do të jetë në fokus të implementimit, dhe objektiv policore do të jetë “Krijimit i sigurisë nëpër shkolla të të gjitha niveleve” dhe i krijimit të afrisë dhe rritja e besueshmërisë së punëve policore në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Fare në fund pjesëtaret e KFOR-it Amerikanë kanë shpërndara mirënjohje për Policin e Kosovës në shenje falënderimi për bashkëpunim nga ana e policisë së Kosovës, për kontributin që po japin në ruajtjen e rendit dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë.
28.02.2017, Ora 21.00 “Kanosje”, (Dhunë familjare),Gjilan
Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan ka pranuar një thirrje se në një familje këtu në Gjilan është duke u shkaktuar dhune familjare, pas arritje ne vendin e ngjarjes kemi takuar te dyshuarin P. Q.(1986) I cili kishte kanosur anëtarët familjen e posaçërisht prindin e tij duke I shkaktuar shqetësime, frike, ankth si dhe duke e kanosur ne mënyra te ndryshme. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 ore.
Rasti procedohet në prokuroripër rastet, “Kanosje”dhe “Dhunë familjare’.