Kompanitë e sigurimeve ngritën çmimet e sigurimeve të automjetve duke anashkaluar rekomandimet e FMN-së, apo të gjenin ndonjë alternativë që edhe për qytetarët do të ishte e pranueshme. E gjithë këtë e bënë me miratimin e BQK-së dhe barrën e mbajnë qytetarët.
Nga ky muaj filloi të aplikohen primet e reja te policave të sigurimeve të autopërgjegjësisë. Sigurim ky i detyrueshëm. Rritja e aplikueshme do të jetë 26%, e cila rritje është aprovuar nga BQK dhe ka filluar zbatimin.
Sipas BQK-së kjo rritje ka qenë e pa shmangshme, e ndikuar nga disa faktorë; si inflacioni, numri i lartë i aksidenteve e cila përkthehet ndryshe në pagesat e dëmeve. Gjithashtu në disa komunikime është prezentuar edhe si rekomandim i FMN-së.
Gjatë vitit 2016, Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) kishte analizuar situatën e kompanive të sigurimit në përfomancën e tyre jo të mirë dhe kishte ardh në disa rekomandime. Rekomandimi kryesor ishte ulja e shpenzimeve në distribuim dhe marketing. Si dhe kostot nuk duhet të tejkalonë 35% të të hyrave. Pavarsisht këtij rekomandimi, shpënzimet rëndojnë të hyrat rreth 50%. Këto të hyra janë të shkaktuara nga pagesat për agjentë që merren me shitjen e policave të sigurimit si kanal kryesor i shitjes së sigurimeve. Në atë kohë, FMN kishte rekomanduar se pagesat për agjentë nuk mund të jenë më të larta se 8% të primit të policës.
Një problematikë tjetër që dëmtonte kompanitë e sigurimit ishte edhe tatimi i bazuar në hyra. Në lidhje me këtë organet shtetërore ndryshuan këtë dhe filluan aplikimin e tatimit ne fitim. Ky ndryshim padyshim se kishte një impakt pozitiv për kompanitë.
Nga të gjitha këto rekomandime dhe tentime për të ndryshuar, kompanitë vazhduan pothujase trendin e njejtë. Ku tani arritën në cakun e ri në rritjen e primit të policave të sigurimit.
A ishte kjo e vetmja alternative që të shpëtojnë kompanitë e sigurimit?
Kompanitë e sigurimeve kanë tregun tyre shumë të koncetruar në produktet e sigurimit të autopërgjegësisë, i cili është sigurim i detyrueshëm edhe me ligjet në fuqi. Zakonisht edhe në shtetet e zhvilluara është një produkt që sfidon kompanitë përshkak të dëmeve të larta që ndodhin, por kompanitë e sigurimeve ne shtetet e zhvilluara kanë gamë të gjerë të produkteve dhe të cilat konisderohen si fuqi financiare përshkak të tepricave të larta të fondeve.
Tri alternativa shumë të rëndësishme, para se të vedosej rritja e çmimit të sigurimeve të automjeteve;
1. Kompanitë e sigurimeve duhet të rrisnin fokusin për të promovuar produktet tjera vullnetare të cilat kanë jetë gjatësi më të gjatë dhe ekspozim më të vogël ndaj dëmeve. Kjo duhet të arrihet nëpërmjet formave të promovimit dhe vetëdijësimit qytetar, te cilat ndikojnë në ndryshimin kulturën tonë në përgjithësi.
2. Bazuar në atë se në Kosovë numri i lartë i aksidenteve është një faktor që ka ndikuar në rritjen e çmimit. Në këtë rast BQK dhe kompanitë e sigurimeve duhet të ndryshonin sitetemin e aplikueshëm Bonus-Malus (Bonus zbritje e sigurim per ata qe nuk shkaktojnë aksidente, dhe Malus rritja e çmimit të sigurimit pë rata që kanë shkaktuar aksidente). Meqë njëri ndër shkaktarët janë numri i madh i aksidenteve atëherë është dashur që për shkaktarët të aplikohet tarifë më e lartë e primit të sigurimit. Në këtë rast ndjeshëmria e rritjes së cmimit të ndikohet nga sistemi Malus sipas shkallës së aksidentit të shkaktuar. Kjo do të ndikonte ne rritjen e kujdesit të qytetarëve.
3. Opcioni tjetër dhe i cili përkon me rekomandimet e FMN. Kompanitë e sigurimeve duhet të ndryshojnë mënyrën e distribuimit të produkteve pasi që shitja e produkteve nëpërmjet agjentëve krijon shpenzime të larta në distribuim. Andaj kompanitë e sigurimeve duhet të hulumtojnë kanale tjera të distribuimit sic janë: “Bankasurance” (shtija e sigurimeve npërmjet sistemit bankar). Kjo formë e cila është mjaft e përhapur në shtetet evropiane. Gjithashtu kanal tjetër më i lirë do të ishte edhe shtija nëpërmjet “Brokerëve”.
Dy qështjet që po i rëndojnë sigurimet e autopërgjegjësisë janë; numri i madh i veturave të pa siguruara që qarkullojnë në komunikacion dhe numri i lartë i aksidenteve. Për këto përgjegjëse janë organet e sigurisë në vend.
Organet shtetërore duhet të ndërmarrin masa strikte ndaj këtyre dukurive negative. Fillimisht të ndryshojnë gjobat në trafik për veturat që qarkullojnë pa sigurim dhe gjendje teknike jo të mirë. Ndëshkimet duhet të jenë shumë të ndjeshme dhe zbatueshme në përpikëri.
Gjithashtu organet shtetërore duhet të kenë parasyshë se qytetarët kanë edhe nje ngarkesë tjetër në tarifat për regjistrim e automjeteve dhe e cila duhet të analizohet dhe të shiqohen mundsitë ë ndryshimit të taksave për regjistrim të automjeteve.
Autori është Doktor i shkencave ne Ekonomi, aktualisht është profesor i lendeve ekonomike, 2 vite ka bartur lëndën e Ekonomise se sigurimeve!