Në një postim në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, MSH apelon që të ndiqen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, u bëhet thirrje të shmangin ekspozimin në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00, e po ashtu të konsumojnë sa më shumë ujë.
Sipas parashikimit të meteorologëve, ditën e premte dhe të shtunë vala e nxehtësisë parashihet të arrijë kulminacionin, ku temperaturat maksimale arrijnë deri në 37 gradë Celsius, e lokalisht mund të shkojnë deri në 38 e 39 gradë Celsius.