Një zyrtar policor në Gjilan, gjatë ditës së sotme ka raportuar në Polici se i është vjedhur arma zyrtare.
Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, zyrtari policor ka raportuar mëngjesin e sotëm se arma zyrtare i është vjedhur nga nipi dhe një shok i tij.
Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të Kamenicës me një veturë të tipit “Audi A3”, ngjyrë e kaltër, raporton gazeta online Reporteri.net.
Policia me të marrë informatën është vënë në kërkim të të dyshuarve, të cilët nuk janë lokalizuar ende.