Pas tri javëve të grevës sot në të gjitha shkollat e Kosovës do të rinis mësimi.
Greva u ndërpre pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës arriti një marrëveshje me udhëheqësit e koalicionit qeverisës.
Kjo sindikatë ishte futur në grevë me kërkesën që koeficienti për mësimdhënësit në ligjin për pagat të rritet për 30 përqind, ndonëse pas marrëveshjes kjo rritje është bërë vetëm për 20 përqind.
Ani pse mësimi do të rinis sot ende nuk dihet nëse 15 ditët e humbura do të kompensohen.