Nis ndërtimi i urës së re në fshatin Llashticë të Gjilanit.
Sot gjatë ditës në inspektim ka qenë i pranishëm kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Ndërimi i kësaj ure komunës së Gjilanit, do ti kushtojë 40 mijë euro.
Kryetari Hyseni, përmes një postimi në ‘facebook’, ka publikuar edhe disa fotografi nga punimet e urës në fshatin Llashticë.