Në Shtërpcë janë mbledhur qytetarë të shumtë për të protestuar në lidhje me rastin ku u plagosen dy të rinjë serbë më 6 janar.
Dy të lënduar nga incidenti mbetën një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar, përderisa i dyshuari në këtë rast është një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton teve1.info
Ndërkaq, nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, kishte thënë se të dielën më 8 janar do të mbahet protestë në Shtërpcë pas rastit të plagosjes së dy të rinjve atje.
Para se të fillonte protesta, Policia e Kosovës ka bërë të ditur rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë, nga ora 11:30, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.