Ka filluar sot renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania në Gjilan.
Komuna e Gjilanit kërkon mirëkuptim nga qytetarët e kësaj lagjeje gjatë kohës sa zgjat renovimi, të cilët shërbimet shëndetësore mund t’i marrin në qendrat më të afërta shëndetësore.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se në këtë formë po përmirësohet infrastruktura shëndetësore në Gjilan.