Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri në vitin 2013 thoshte se shumë njerëz kanë qajtë duke i dëgjuar diskutimet dhe premtimet e tij, madje ai thoshte se janë të rrallë qytetarët që nuk e mbajnë fotografinë e tij në kuletë.
Një qytetar ka ironizuar me këtë deklaratë të Bahtirit duke dërguar një fotografi në Jepi Zë.
Në foto shihet kuleta e qytetarit dhe një fotografi e kryetarit Agim Bahtiri brenda saj.
Ndryshe Bahtiri njihet për deklaratat e premtimet e tij interesante nga fabrika e kërpurdhave, nxehja e shkollave me bërthama të kumbullave, kontejnerë nëntokësor, fabrika të qumështit etj.