Kryeministri Ramush Haradinaj sapo ka pritur në zyrë Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtem britanike, Richard Moore.
Siç edhe ishte paralajmëruar, takimi ekskluzivisht do të merret me mundësinë për heqjen e taksës si dhe vazhdimin e dialogut.
Ndërkaq, pas disa takimeve në Kuvend, vetë Moore kishte paralajmëruar se ka një mesazh të mirë për Haradinajn që, siç tha ai, do t’ia jepte në takim.
E Limaj, që mbajti takim më herët me zyrtarin britanik, theksoi se kërkesë e Britanisë është heqja e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës.
Ndryshe, këtë gjë Haradinajt ia kërkuan edhe dy këshilltarët kryesorë të kancelares Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matias Litenberg.