Takimi i liderëve të partive parlamentare ka nisur, me ftesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për dalje nga situata e bllokuar në Kuvendin e Kosovës
Takimi u ftua pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligoi deputetët të konstituojnë Kuvendin për 30 ditë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar para gazetarëve se mbetet për të parë edhe cilët liderë do të shkojnë në takim.
“Tash po shkojmë në mbledhje, së pari të shohim se kush po vjen, si po ecën, e mandej shpresoj që të kemi çfarë të themi”, tha Kurti.
Ekipi i Tëvë1, nga atje ka bërë të ditur se për media është deklaruar edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili ka deklaruar se do të flas pas takimit.