Ka nisur vaksinimi i qytetarëve në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” në Gjilan.
Në tendën e vendosur në shesh, ekipet mobile do ta japin këtë shërbim për gjithë qytetarët të cilët nuk kanë arritur të caktojn termin për vaksinim.
Drejtoresha e QKMF në Gjilan, Arbenita Hajdari, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19.
Përmes një statusi në facebook, drejtoresha Hajdari, ka thënë se ekipet janë të gatshme për vaksinimin e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Sheshi “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, në Gjilan sot dhe nesër pret qytetarët të cilët për qfarëdo arsye nuk kan mund të vaksinohen me vaksinën kundër Covid19 . Ekipet tona jan të gatshme për punë !
#përGjilaninpacovid19!