Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është thumbuar nga ish-këshilltari i tij Shkëlzen Gashi në lidhje me peshën e madhe të librave që detyrohen të mbajnë fëmijët e shkollave fillore në Kosovë.
Sipas Gashit, 6.5 kilogramë ka qenë pesha e librave që djali i tij në klasën e gjashtë mbante në shpinë.
Në këtë kontekst, Gashi ka thumbuar Kurtin duke shkruar se ka filluar të shqetësohet për kurrizin e vajzës së kryeministrit, e cila ndjek shkollën në Norvegji.