Sot, e hënë (14 shtator), në Kosovë nis viti i ri shkollor, shtatë muaj pas mbylljes së detyruar si pasojë e pandemisë së Koronavirusit.
Mësimi do të nis në shumicën e shkollave të vendit, bazuar në rekomandimet dhe masat e ndërmarra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për mbrojtje nga COVID-19.
Përjashtim do të bëjnë një numër i vogël i shkollave që janë vonuar me përgatitje infrastrukturore.
Ministria e Arsimit ka shpërndarë nëpër shkolla gjysmë milioni maska, bartja e të cilave është obligative nga nxënësit dhe personeli tjetër i shkollës.
Sipas vendimit që e kanë marrë MASH-i dhe komunat, mësimi do të nisë në dy faza.
Më 14 shtator fillojnë mësimin klasat 0 deri në 6 dhe klasa e 10’të. Për klasat 4 dhe 5 u është lënë drejtorive komunale të vendosin se në çfarë forme do ta zhvillojnë mësimin, në shkolla apo nga distanca.
Kurse faza e dytë e mësimit do të nisë më 21 shtator. Në këtë fazë përfshihen klasat 7,8 e 9 të arsimit të mesëm të ulët dhe klasat 11 e 12 të arsimit të mesëm të lartë.