Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se kanë nisur gërmimet në lokalitetin arkeologjik në Cernicë të Gjilanit.
Në postimin e tij në Facebook, ai ka theksuar se aty pritet të ketë zbulime të reja.
“Gradina e Cernicës, bazuar në materialin e zbuluar arkeologjik, përfaqëson njërin nga vendbanimet kryesore të periudhës së hekurit dhe asaj helenistike – periudha e Mbretërisë Dardane, në territorin e Republikës së Kosovës”.
“Arkeologjia po trajtohet me prioritet. Përmes zbulimeve arkeologjike tregohet historia e lashtë e vendit tonë”, ka thënë Çeku.