Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike për konsultime rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit.
Siç bëhet e ditur, një seri konsultash do të zhvillohen të enjten (15 maj).
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet.” – ka njoftuar Presidenca.
Të dielën është zhvilluar seanca e 14-të me qëllim konstituimi, por as këtë herë nuk përfundoi me sukses. /Gazeta10