Mimoza Kadriu, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka kërkuar që në seancen e radhës të futet në rend të ditës qështja e emertimit të autostradës Prishtinë – Dheu i bardhë me emrin e heroit “Agim Ramadani”.
Postimi i plotë Mimoza Kadriu-t:
Në komitetin per politike dhe financa, une si shefe e grupit te keshilltareve te Nismes socialdemokrate, kerkova qe ne seancen e radhes te futet ne rend te dites qeshtja e emertimit te autostrades Prishtine – Dheu i bardhe me emrin e heroit “Agim Ramadani”. Pas nje diskutimi te gjere dhe sqarimet qe i dha sekretaria lidhur me kompetencen e Kuvendit Komunal per te emertuar rruget Nacionale, KPF u pajtua qe ne ditet ne vijim te inicicohet nje nisme e te gjithe keshilltareve per t’i kerkuar Kuvendit te Kosoves, apo komisionit parlamentar per emertime te rrugeve, e shesheve etj., te shtyhet kjo nisme deri ne realizimin e kerkeses tone, dhe Autostrada Prishtine-Dheu i bardhe te emertohet me emrin e krenarise se Kombit Shqipetar heroit ” Agim Ramadani”.