NISMA Socialdemokrate po e zhvillon me shumë sukses procesin e konsolidimit dhe zgjerimit të saj.
Në këtë kuadër javëve të kaluara në degën e NISMA Socialdemokrate në Gjilan kemi themeluar dhjetëra nëndegë, qindra të rinj e të reja me vullnet dhe energji të pashoqe tashmë janë bërë pjesë e familjes sonë të madhe socialdemokrate.
Këtë të diel e themeluam edhe një nëndegë të re, në “Dheu i Bardhë 2”. Në praninë e dhjetëra anëtarëve të rinj, zgjodhëm kryetaren dhe kryesinë e nëndegës. Kryetare e kësaj nëndege u zgjodh Mimoza Ramadani.
Ajo çka është e rëndësishme për ne është që NISMA nga të gjithë po shihet se parti e shpresës për krijimin e një mirëqenie për të gjithë.
Forcimi dhe konsolidimi i radhëve tona është edhe si rezultat i punës se asamblistëve tanë në qeveritë komunale por edhe puna jonë e suksesshme në nivelin qendror.