Një 19-vjeçar është viktima më e re në moshë që sot është regjistruar në Kosovë.
Sipas raportit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar shtatë raste të vdekjes, ku në mesin e tyre është edhe një 19-vjeçar nga Mitrovica.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 169 raste të reja të infektuara dhe 313 të shëruar. /Zëri