By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Një delegacion i kompanive gjermane do të vizitojë Kosovën
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Një delegacion i kompanive gjermane do të vizitojë Kosovën

Përditësimi i fundit: September 23, 2019 11:48 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Me përkrahjen e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman-GIZ, në Prishtinë do të arrijë një delegacion i kompanive gjermane, të cilat do të zhvillojnë takime biznes me biznes(B2B)me kompani të përzgjedhura metalpërpunuese të Kosovës, anëtarë të Kllasterit të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK) e të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK).

- Advertisement -

Në prag të Macedonia Manufacturing Expo 2019, që do të mbahet më 25. dhe 26. shtator në Shkup, të hënën në Prishtinë do të zhvillohen mbi 90 takime biznes me biznes (B2B) ndërmjet kompanive blerëse gjermane dhe kompanive metalpërpunuese kosovare. Për herë të parë, do të zhvillohen takime B2B në sektorin e metalit, ndërmjet kompanive gjermane dhe atyre kosovare.

Delegacioni i kompanive gjermane udhëhiqet nga Anke Koch, International Project Manager nga Asociacioni për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME), me të cilin OEGJK ka filluar të bashkëpunojë që nga viti 2017. Delegacioni i BME, të martën (24.9.) do të vizitoi kompanitë kosovare, që janë pjesëmarrëse në takimet B2B.

Përveç këtij delegacioni, përmes OEGJK-së, në vizitë te kompanitë metalpërpunuese kosovare do të vijë edhe shefi i prokurimit të njërës prej kompanive më të vjetra që prodhojnë pjesë të automjeteve, profileve të aluminit dhe pjesëve rezervë për makinat bujqësore.

Kjo javë nuk mbaron me kaq. Më 25. dhe 26.9. në Shkup do të mbahet panairi rajonal, Macedonia Manufacturing Expo 2019. Në këtë panair do të marrin pjesë 12 kompani nga Kosova, nën koordinim të OEGJK, e në bashkëpunim të ngushtë me KIMERK-un dhe përkrahje të GIZ, KIESA dhe Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në MME 2019 kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 35 kompani blerëse nga Evropa dhe 70 furnizues vendor që prodhojnë produkte siç janë pjesët metalike për makina, pjesët rezervë, fletët metalike, pjesët hidraulike, tanqet dhe rezervaret, produktet e gomës, plastikës dhe qelqit.

Këtë aktivitet OEGJK e zhvillon në bashkëpunim me AHK Nordmazedonien dhe Shoqatën e Metaleve MAMEI. Vitin e kaluar në këtë Konferencë janë zhvilluar 395 takime B2B mes 30 kompanive ndërkombëtare dhe investitorëve të huaj dhe 61 kompanive lokale.
Kompanitë kosoavare do të kenë mundësi të shumta për takime B2B dhe rrjetëzim, gjatë gjithë javës

Lumir Abdixhiku: Zgjedh shpresën, 123 është numri ynë
Kosova dhe Serbia javën tjetër pritet t’i dorëzojnë komentet rreth planit të sekuencimit të Marrëveshjes Bazë
Qeveria Federale e SHBA mbyllet për herë të parë pas gjashtë vitesh
Haziri: Kemi rënie të infeksionit me COVID-19 në Gjilan ditëve të fundit, por apeloj për vaksinim dhe kujdes maksimal
Këta pritet të jenë 14 këshilltarët komunalë të LDK-së në Asamblenë Komunale të Gjilanit
Artikulli i mëparshëm 34 aksidente trafiku gjatë 24-orëve të fundit
Artikulli tjetër Labinotë Demi-Murtezi: Kthimi i pensioneve të grabitura, kusht për dialog me Serbinë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.