Nga nesër hynë në fuqi masat e reja në përballjen kundër koronavirusit.
Qytetarët do të kenë mundësi të dalin vetëm 90 minuta brenda ditës, ndërsa orari i lëvizjes për qytetarët është rregulluar përmes numrit të parafundit të letërnjoftimit (numrit personal).
Por sot në shumë qytete ka pasur dalje të mëdha të njerëzve, thuajse të jetë ditë normale.
Nga disa foto të realizuara në qytetin e Gjilanit, shihet se si qyteti sot ka qenë i stërmbushur, shkruan Reporteri.net.
Rruga kryesore ka qenë plot vetura, thuajse të jetë ditë normale.
Ndërsa edhe para bankave shihet numër i madh i qytetarëve duke pritur.