Kryetari i trupit gjykues në rastin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, Charles Smith, ia ka vazhduar edhe për nga dy muaj paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.
Vetëm një ditë para seancës ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katershes së UÇK-së, Smith ka marrë vendim që Veselit e Krasniqit t’ia vazhdojë paraburgimin.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Rina Mujku.
Sipas aktvendimit të fundit, Veselit e Krasniqit do t’i skadonte afati i paraburgimit sot, andaj duke përfillur edhe kërkesën e Dhomave të Specializuara, Smith ka marrë vendimin.
Veselit e Krasniqit i ishte vazhduar paraburgimi për herë të fundit më 15 gusht, ndërkaq për Thaçin e Rexhepi Selimin vendimi për vazhdimin e paraburgimit ishte marrë më 10 gusht.
Nesër me fillim nga ora 10:00 në Hagë do të mbahet seanca ku pritet të bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.










