Mesditën e të dielës në Gjilan një femër ka raportuar se një fishek e ka goditur dritaren e dhomës së saj, ku ka mbetur në roletat e dritares. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku predhën e fishekut e kanë marrë si dëshmi dhe rasti po hetohet.
“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpi, një predhë e fishekut të armës së zjarrit e ka goditur dritaren e dhomës, ku predha ka mbetur brenda roletave të dritares. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku si dëshmi kanë marrë predhën e fishekut dhe nuk raportohet për të lënduar”, njofton Policia.