Projekti për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar, i cili do të përfshijë inovacionin/teknologji informative dhe komunikim, agrokulturën, aftësimin profesional, kërkimet shkencore, turizmin dhe kulturën është një ndër vendimet më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës për të ardhmen e vendit tonë.
Ky projekt ka një rëndësi të veçantë për Kosovën sepse siguron ndër të tjerash:
– Vazhdimësinë e valevitjes së flamurit gjerman në Kosovë përmes një kalimi të butë nga prania ushtarake në Prizren, në një mision zhvillimor e përparues për Kosovën;
– Bartjen e njohurive dhe përvojave duke aplikuar pikërisht programet gjermane në fushën e inovacionit/teknologji informative dhe komunikim, agrokulturës, aftësimit profesional, kërkimeve shkencore, turizimit dhe kulturës në përputhje të plotë me nevojat dhe kërkesat e tregut të punës si brenda Kosovë poashtu edhe jashtë saj, duke siguruar edhe vende të reja të punës;
– Dëshminë e pakontestueshme për Kosovën se orientimi dhe përcaktimi perëndimor është dhe mbetet i palëkundur. Me 5 mars foli edhe Prizreni.
Konvertimi i hapësirave të kampit ushtarak gjerman në Prizren në një Park Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar i cili do të menaxhohet nga qeveria gjermane, duke marre për model Berlin Adlershof Technology &;;;;; Science Park, është një e arritur e madhe dhe dëshmi se Kosova po ecën në rrugë të drejtë e të sigurt përkundër vështirësive të shumta që po përballet.