Rozelinda Manastiri, është prokuroja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, e cila dridhi politikën dhe jo vetëm me aksionin e madh në Karaçevë.
Kontrabandë me mallra, organizim i skemave piramidale dhe bixhoz, janë veprat penale që ngarkohen 30 të akuzuarit e rastit Karaçeva, ndër ta edhe disa zyrtarë policorë. E pas dosjes së përgatitur me detaje dhe me prova të mjaftueshme për paraburgim të të pandehurve, qëndron një grua e fuqishme, si Rozelinda Manastiri.
Manastiri, arrit ta zhbëjë ‘Las Vegasin’ e Kosovës, dhe të nxjerrë në pah zyrtarë policorë të kriminalizuar, shkruan Insajderi.
Rozelinda Manastiri, është e lindur më 20 nëntor 1974, në Manastir të Republikës së Maqedonisë. Ka jetuar në Gjilan, ku edhe ka kryer shkollën fillore dhe të mesmen në drejtimin Teknik –Juridik .Fakultetin Juridik e ka të kryer në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ndërsa Studimet Posdiplomike në WUS-Austria, drejtimi Civil – Juridik në kuadër të Fakultetit Juridik në Prishtinë.
Ajo ka një përvojë të bujshme profesionale.
Në vitin 2000-2001 ka punuar si përkthyese Shqip –Anglisht, në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Gjilan, 2001-2002 ishte Teknik Juridik , në Odën Ekonomike Rajonale në Gjilan.
Në vitin 2002-2007, e ka ushtruar detyrën si sekretare e Kompanisë në KRU “Hidromorava” Sh.A Gjilan.
Nga 2007-2009, ishte edhe këshilltare komunale në Kuvendin Komunal në Gjilan, ku ka qenë kryesuese e Komitetit për Shërbime Publike dhe Emergjencë dhe kryesuese e Grupit Joformal të Grave të Kuvendit Komunal.
Në vitin, 2013 -2014 deri në dekretimin e saj si Prokurore Shteti , e ka ushtruar detyrën si drejtoreshë në Bordin e Drejtorëve në NPL “Stacioni I Autobusëve” Gjilan.
Teksa më 22 gusht të vitin 2014, është dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për pozitën Prokuror Shteti pranë Prokurorisë Themelore –Departamenti i Përgjithshëm në Gjilan.
Ajo ka kryer trajnime mbi sistemin ligjor të Kosovës, mbi Qeverisjen Korporative për Ndërmarrjet Publike në Kosovë, mbi Ngritjen e Kapaciteteve Menaxheriale…
Ka të kryer stazhin e avokat -praktikantit në Odën e Avokatëve dhe gjithashtu ka qenë anëtare e grupeve të ekspertëve për akte- normative në kuadër të Shoqatës së Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës dhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Prishtinë./Insajderi.org