Policia e Kosovës mbrëmë është njoftuar nga dy persona për një person të vdekur në pikën kufitare në Merdarë.
Sipas Policisë, një burrë e një grua kanë deklaruar se në veturën e tyre gjendjet një familjare e tyre, e moshës 83-vjeçare, e cila dyshohet se është pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.