Një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e Kosovës për vepra të ndryshme penale, për një ditë buxhetit të shtetit i kushton rreth 27.96 euro.
Kurse, kosto mujore kap shifrën prej 838.85 eurove. E për një vit, një i burgosur harxhon 10,066.14 euro.
Kështu thuhet në një përgjigje për Indeksonline nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Aktualisht, në institucione korrektuese janë duke u mbajtur 1697 persona.
Prej tyre 1116 janë të dënuar, ndërsa 581 janë të paraburgosur.
Nga totali, 1663 janë meshkuj dhe 34 janë femra.