Sot është plagosur një person me armë zjarri në fshatin Malishevë shkruan Radio Star.
Lajmin për “Radio Star” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Toger Ismet Hashani.
“Sot policia ka marrë informatën për një plagosje me arme zjarri në fshatin Malishevë të Gjilanit, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është pjagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor ka thënë Hashani për Radio Star.