Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin brenda 24 orëve të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë.
Sipas MSh-së janë shënuar 842 raste të reja, ndërsa një person ka vdekur, kurse të shëruar janë 110 persona.
Njoftimi i fundit bën të ditur se gjithsej raste aktive janë 6.418.
Theksojmë se rastet e personave me COVID-19, javët e fundit kanë shënuar rritje.