Një aksident mes dy veturave në magjistralen Gjilan-Prishtinë, konkretisht në hyrjen e fshatit Bresalc, ka lënë të vdekur shoferin e njërës nga dy makinat të përfshira në aksident.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Me datë 04.08.2021 rreth orës 23:25 ne rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc komuna e Gjilanit, ka ndodhur aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve në lëvizje.”
Nga aksidenti, i lënduar ka mbetur shoferi i veturës tjetër, si dhe disa pasagjerë tjerë që kanë qenë në dy veturat, megjithatë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
“Si pasojë e këtij aksidenti, jetën e humb drejtuesi i Automjetit BMV, ndërsa lëndime trupore përveç dy vozitësve kanë pësuar edhe të gjithë bashkë udhëtarët tjerë që ishin në të dy veturat ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në spitalin rajonal në Gjilan e më pastaj tre nga ta për shkat të lëndimeve ma të rënda janë dërguar në QKUK në Prishtinë.”
Ne vendin e ngjarjes ka dalur prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pa jetë i vozitësit është dërguar për obduksion.