Një i vrarë e pesë të plagosur është bilanci i përleshjes së armatosur mes dy familjeve Sakiraqa dhe Capat.
Paparaci nga burimet e veta brenda policisë ka mësuar identitetin e viktimës si dhe pesë personave që mbetën të plagosur.
Viktima është Premtim Gashi ndërsa të plagosurit janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.
Të shtënat me kallashnikov u dëgjuan mrëmjen e së dielës në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Dy familjet, Sekiraqët dhe Capat, njihen për telashet e vazhdueshme që kanë njëra me tjetrën.
Të plagosurit tashmë janë dërguar me autoambulanca për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për rastin.