( Të dhëna biografike për fituesin e Çmimit Letrar “Beqir Musliu” për vitin 2018, shkrimtarin Ramadan REXHEPi, të cilit, këtë të marte në mesditë,/ 18 shtator 2018 / në Gjilan, solemnisht do t’i jepet ky Çmim nga kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri )
Ramadan Rexhepi u lind më 6 dhjetor 1940 në Preshevë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje. Në Normalen e Prishtinës u regjistrua në vjeshtën e vitit 1954 dhe atë e mbaroi në qershor të vitit 1959.
Në dimrin e vitit 1956, bëri provat e para në letërsi.
Në vjeshtën e vitit 1959 u punësua si arsimtar i frëngjishtes në Preshevë. Një vit më vonë filloi t’i shkruajë kapitujt e parë të ”Udhëkryqit” të cilët më vonëdo t’i ndryshojërrënjësisht.
Pak javë punon si mësues në Caravajkë (Kara-dak), me shpresa se do gjente tema për tregimet e tij, por merr urdhër të kthehet në Preshevë dhe atje pu-non deri në fund të vitit shkollor.
Në pranverën e vitit 1961 mori pjesë me tregimet ”Kostandina” dhe ”Mal e kishte emrin” në konkursin për tregime të shkurtër, të cilin e kishin shpallur”Rilindja” dhe ”Zëri i Rinisë.”
Në qershor të atij viti u shpërngul në Prishtinë, punoi pak kohë si gazetar në ”Rilindja”, ku u njoh me Esad Mekulin, Ali Podrimjen, Anton Pashkun, Din Mehmetin, Azem Shkrelin, Ali Jasiqin, Vehbi Kikajn, Zeqir Gervallën, Ekrem Kryeziun e shumë krijues tjerë.
Qysh si normalist i lexonte novelistët francez Emil Zola, Guy de Moppasant, Honoré de Balzaqua, Henri Stendhal e Gustave Flobert.
Në nëntor të vitit 1963 niset për në Suedi. Qën-dron disa kohë në Hamburg, ku u punësua si detar në një anije private që qarkullonte nëpër limanet e ndryshme të Evropës Perëndimore.
Në korrik të vitit 1965 e gjejmë si student të Uni-versitetit të Stokholmit. Pas një qëndrimi të shkurtër në Stockholm ai u shpërngul në Uppsala dhe regjistroi letërsinë, me drejtim të caktuar në letërsinë ruse dhe angleze. Qysh në nëntor të vitit 1967 mori gradën ”kandidat filozofie” por vazhdon të studiojë deri në fillim të vitit 1969, kur shpërngulet në Suedinë Ve-riore.
Aty fillon ta përkthejë tragjedinë e August Strindbergut ”Zonjusha Zhulí” dhe ta rishikojë e për-shtatë dorëshkrimin e ”Udhëkryqit” në gjuhën letrare. Njëherësh mban shënime të cilët më vonë do t’i për-fshijë në veprën “Reflektime të pa artikuluara të një ish shkrimtari.”
Në vjeshtën e vitit 1973 ”zbret” në Malme dhe fillon të merret me organizimin e ”punëtorëve të inkuadruar jashtë atdheut”. Aty takon edhe poetin Kosovë Rexhë Balaj, me të cilin e lidhte një miqësi e vjetër, dhe shtron planet për themelimin e shoqatave shqiptare në Malme e Geteborg.
Gjatë kësaj kohe ai mban shënime të rregullta me titull pune ”Qorrsokaku” të cilat do t’i botojë nëpër faqet elektronike me titullin ”Pulëbardha krahthyer”. As këto shënime, që janë autentike dhe pasqyrojnë jetën e mërgimtarëve shqiptarë, nuk janë botuar si libër. Janë përafërsisht 1100 faqe.
Në pranverën e vitit 1974, krejt me forca vetjake, përgatit një numër të revistës ”Dija”, por dorëzohet para vështirësive ekonomike, mungesës së bashkëpu-nëtorëve dhe frikës që mbretëronte në radhët e ”pu-nëtorëve të inkuadruar jashtë atdheut.”
Skicat, tregimet dhe artikujt të shkruara gjatë kësaj kohe janë përmbledhur nën titujt ”Përralla pa mbret” dhe ”Të regjura në llumin e kafes”. Shumica janë botuar nëpër faqet e ndryshme elektronike.
Në dhjetor të vitit 1978, pas vendimit të Shoqatës ”Kosova” për të vazhduar si anëtare e Lidhjes së shoqatave jugosllave, jep dorëheqje dhe fillon t’ i shkruajë kapitujt e parë të romanit me titullin ”Populli pa Zot”.
Në pranverën e vitit 1979, shkon në Greqi dhe, pas një qëndrimi të shkurtër në Argolis, shkruan artikullin e gjatë me titull ”Arbëreshët e Kranjidhit”. Qyteti për të cilin bëhet fjalë gjendet përballë ishujve Hidra dhe Specia.
Në prill të vitit 1981 shpërthejnë Demonstratat e Kosovës. Ramadani i përshëndet kërkesat e popullit shqiptar për një republikë të pavarur dhe kthehet në Shoqatën që e kishte themeluar shtatë vjet më parë. Si kryetar i saj, merr pjesë aktive në demonstratat që organizohen në Suedi e gjetiu, harton trakte, bashkë-punon me ”Zërin e Kosovës” dhe si kryetar i Shoqatës ”Kosova” informon shtypin suedez për shtypjen që ushtrohej në Kosovë dhe viset e shkëputura prej saj.
Gjatë periudhës 1985 – 1990 me forca të veta e mbajti gjallë emisionin ”Radio Zëri i Kosovës”.
Përkrahu me gjithë shpirt forcat që punonin për shlirimin e popullit shqiptar nga robëria serbe dhe ishte dëshprimisht i pikëlluar kundër ndjekjes që e Majta kosovare ushtronte kundër intelektualëve dhe veprimtarëve shqiptarë. Atë pikëllim e ka pasqyruar në romanin e tij ”Dilemat e Emrush Dokos” (1991) dhe në kujtimet e tij ”Gjurmë e gjemba” (2003).
Në agun e vitit 1990, kur themelohet dega e LDK-s për Suedinë, Ramadan Rexhepi u zgjodh sek-retar i saj. Në këtë kohë ai ishte dhe kryeredaktor i revistës ”Qëndresa” e kryetar i Bashkimit të shoqatave shqiptare dhe mbante lidhje me Fehmi Aganin e shumë veprimtarë të tjerë.
Në vjeshtën e vitit 1995 u tërhoq nga veprimtaria politike dhe filloi ta drejtojë emisionin “Radio ABC”, të cilin e mbajti deri në fund të vitit 2001. Artikujt e shkruar gjatë kësaj kohe i mblodhi në titullin “Abetare për të rriturit”. Në dhjetor të vitit 2010 ”Udhëkryqi” botohet me titullin ”Stina e emrave të bukur”.
Në versionin e tyre të plotë ”Reflektimet e pa artikuluara të një ish shkrimtari” u botuan gjatë vitit 2017 nëpër faqen elektronike, por jo si libër.
Autori ka dhe një varg dorëshkrimesh që nuk janë botuar.
Gjatë verës së vitit 1997, bashkë me Riza Sheqi-rin, Ulmar Kvikun e Shefki Osekun, përgatitën një li-bër leximi për fëmijët shqiptarë. “Urat tona”, vëllimet një dhe dy, janë botuar me porosinë e Ministrisë së Arsimit të Suedisë dhe gjithnjë përdoren si tekste mësimore.
Sapo e ka përfunduar novelën ”Lezetqendra e Sali Babës”.
Një tjetër punim më të gjatë që e ka shkruar, por ende nuk e ka mbaruar është ”Shin d’Abati nga Fa-jaka”. Disa fragmente të këtij romani për të rinj i ka botuar me titullin ”Përjetimet e pashmangshme të Shin Dabatit”
Ramadan Rexhepi, siç thotë vetë, tërë jetën e ka ndjerë veten kosovar dhe evropian .duke i shërbyer atdheut përmes letërsisë.