Naser Kadriu ka lindur në vitin 1960 në fshatin Muhoc, karrierën e tij në fushën e shëndetësisë e nisi në vitin 1979 në Zarbic, ku shërbeu me përkushtim e humanitet shkruan Radio Star.
Nga viti 1987 e deri më sot, ai ka punuar në Gjilan, duke mbajtur për shumë vite edhe pozitën e kryeinfermierit. Mbi katër dekada ka qenë pranë pacientëve, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, duke fituar respektin e kolegëve dhe mirënjohjen e komunitetit.
Sot, në moshën 65-vjeçare, Naser Kadriu i jep fund rrugëtimit të tij profesional, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar pune, kujtime të bukura dhe një shembull frymëzimi për brezat e rinj të shëndetësisë. Pensionimi i tij shënon mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm, por edhe fillimin e një etape të re të jetës, me më shumë kohë për familjen, miqtë dhe pasionet e tij personale./radiostar/