Sot është pensionuar Kadrije Osmani pasi ka arritur moshën për pension.Puna e saj ka qenë mjaft fisnike dhe në ndihmë të qytetarëve, me theks të veçant banorëve të Komunës së Gjilanit, shkruan Radio Star.
Si infermiere ajo ka punuar për 46 vite, ndërsa angazhimi saj nuk mungoi as gjatë gjithë pandemisë.
Përmes një postimi njëra nga stafi i QKMF-së në Gjilan, është publikuar një fotografi duke festuar ditëlindjen dhe pensionimin.
Infermierja Kadrije Osmani ka filluar punën me 28.07.1975 në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan, duke qenë gjenerata e para e infermierëve shqiptarë
Infermierja Kadrije Osmani ka punuar në shërbimin e stomatologjisë plot 46 vite.
Pra, një jetë e tërë në shërbim të shëndetit qytetar, në shërbim të humaniteti e të mirësisë.