Më 7 shtator 2024, në ambientet e “Kolegjit AAB” në Prishtinë, Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës organizoi Kampionatin e Kosovës dhe Mbarëkombëtar në bodybuilding shkruan Radio Star.
Polici nga Gjilani, Driton Dauti, mori pjesë për herë të parë në këtë garë dhe arriti të sigurojë vendin e parë në kategorinë -90 kg.
Dauti, i njohur për angazhimin e tij në Mbrojtje të Afërt në Policinë e Kosovës, tregoi aftësi të jashtëzakonshme, duke e kurorëzuar përpjekjen e tij me këtë triumf të madh./radiostar/