Disa qytete po përballen me mungesë të energjisë elektrike, por lagjja ‘Mbreti Agron’ në Gjilan tashmë ka tri ditë pa energji.
Banorët e kësaj lagjeje shprehen se mungesa e energjisë elektrike ua ka vështirësuar jashtëzakonisht jetën, duke i lënë pa ngrohje dhe pa mundësinë për të kryer nevojat më bazike.
Ata kërkojnë një përgjigje për situatën e tyre, pasi ndihen të braktisur dhe të shqetësuar për dimrin që i pret në këto kushte.
Ndërkohë, disa qytetarë kanë raportuar se një fazë e energjisë nuk funksionon, një problem që nuk është hasur më parë. Për më tepër, nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar se kur do të rregullohet situata apo nëse dimri do të kalojë pa furnizim të rregullt me energji.