Në sezonin me fluksin më të madh të bashkëatdhetarëve, për kafiteritë e Gjilanit është marrë një vendim për të shtyrë orarin e punës.
Kështu njoftoi Komuna e Gjilanit pas mbledhjes së Kuvendit Komunal.
“Asambleistët e Gjilanit kanë miratuar edhe propozimin e Gentrit Murselit (LDK) për zgjatjen e orarit të punës për një orë për kafeteritë dhe restorantet përgjatë këtyre dy muajve sa qëndrojnë bashkatdhetarët në vendlindje”, thuhet në njoftim.
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka përkrahur këtë nismë, por është zotuar se do të ketë kontrollë të vazhdueshme të zhurmës nga ana e inspektorëve komunal.
Propozuesi i këtij vendimi, Gentrit Murseli sqaroi se kafiteritë e qytetit tani kanë të drejtë të përdorin muzikë të lartë për një orë më tepër.
“Të gjitha kafiteritë në qytetin e Gjilanit për sezonën verore kanë të drejtë të përdorin mjetet elektro-akustike deri në ora 23:00 gjatë ditëve të javës dhe deri ora 24:00 në vikend.Me këtë vendim inspektorati komunal e ka për detyrë të kontrolloj “ndotjen akustike” e cila ka qenë shqetësim i madh për qytetarët në disa lagje të qytetit”, shkroi ai në Facebook.
Një lajm i mirë për kafiterit e qytetit të Gjilanit
Ndani këtë artikull