I është caktuar një muaj paraburgim vjehrrit i cili dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht gruan e djalit.
Kjo masë është caktuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.
“Ju njoftojë se gjyqtari i procedurës paraprake të pandehurit (babait) ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, ndërsa të pandehurit (djalit), ka caktuar masa e ndalimit me ju ofruar personit në distancë prej 200 metra.” – kështu ka bërë të ditur Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës në Gjilan, për Klan Kosovën.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 30 dhjetor në Livoç të Poshtëm të Gjilanit, ku vjerri kishte sulmuar seksualisht gruan e djalit, ndërsa ky i fundit kishte manipuluar me prova.