Sot në ambientet e Shkollës së artit pamor “Adem Kastrati”, është përuruar projekti më i ri i shkollës, “Dollap për secilin nxënës të shkollës”, i cili ka për të mundësuar lehtësira për nxënësit e kësaj shkolle, pasi ata, nga sot, disa nga materialet didaktike e mjetet tjera të punës nuk do të kenë nevojë t’i bartin nëpër çantat e tyre.
Roland Masurica, drejtor i shkollës, para të pranishmëve ka thënë se shkolla e arti pamor po prekë standardet bashkëkohore.
“Ngjarja e sotme ka të bëjë me afirmimin e të mirave që ofron shkolla jonë për gjeneratat e reja që si orientim zgjedhin shkollën e arteve pamore. Mund të themi se tashme shkolla e arteve pamore ‘Adem Kastrati’ në Gjilan, është model i të arriturave të veçanta, ku jo rrallë herë ishim edhe protagonist të ngjarjeve inovative. Shkolla tashmë gëzon kushte pakrahasimisht më të mira se vitet e kaluara. Falë angazhimit menaxherial të shkollës, tash kemi krijuar ambiente tërheqëse të cilat ndikojnë në konkretizimin e mësimit dhe e bëjnë atë me atraktiv për nxënësit”, ka thënë ai duke shtuar se plotësimi i standardeve është sfidë dhe detyrim i vazhdueshëm.
Ndërsa, Albana Demiri, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka përgëzuar drejtuesit dhe nxënësit e shkollës për të mirat që gëzojnë ata dhe të arriturat në përgjithësi.
“Drejtoria Komunale e Arsimit do të vazhdojë të furnizoj me dollap individual edhe shkollat tjera, fillimisht ato të ciklit të ulët, e pas tyre edhe të cikleve tjera në mënyrë që nxënësve tanë t’ju krijohen kushte më të mira mësimi, gjatë kohës sa janë në shkollë”, ka thënë ajo.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësuesit e Këshillit Drejtues të shkollës , përfaqësuesit e Këshillit Rinor, profesorë e nxënës të shkollës.