Një nxënëse ka pësuar lëndime duke u mbrojtur nga qentë endacakë në oborrin e shkollës fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan shkruan Rasio Star.
Prindërit janë shqetësuar pas këtij rasti, pasi oborri i shkollës dhe rrugët e lagjes “Dardania” janë të mbushura me qentë endacakë, duke paraqitur një rrezik të vazhdueshëm për nxënësit.
Nxënësja ka marrë trajtimin e duhur dhe është mjekuar pas lëndimeve, ndërkohë që ka shpëtuar nga sulmi i qenve endacakë.
Për këtë arsye, prindërit kanë kërkuar masa urgjente nga organet e rendit për të parandaluar sulmet e mëtejshme dhe për të shmangur rreziqet ndaj fëmijëve, duke kërkuar veprime të menjëhershme për të siguruar një mjedis më të sigurt./radiostar/