Klinika Infektive ka publikuar raportin ditor, ku bëhet i ditur numri i pacientëve, të cilët janë duke u trajtuar për virusin COVID-19.
Sipas këtij raporti, janë gjithsej tetë persona duke u trajtuar në Infektivë me COVID-19, prej tyre një person është në gjendje të rëndë shëndetësore.
RAPORTI NGA KLINIKA INFEKTIVE
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 27/05/2020, janë të hospitalizuar 10 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 8 pacientë.
Nga 8 pacientët me Covid 19:
• 4 raste janë në gjendje stabile.
• 2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• 2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19).
Në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19.
(Burimi: K.Infektive, Autor: Dr. S.N)