Një pacient i Qendrës Integruese Rehabilituese në Shtime ka ikur dje nga ky Ent, në orët e mëngjesit, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, rasti është denoncuar në Polici nga një infermier i kësaj qendre, i cili ka thënë se 47-vjeçari ka dalë dhe nuk është kthyer më.
Sipas burimeve të Sinjalit, pacienti që ka ikur është me rrezikshmëri të lartë dhe kjo nuk është hera e parë që i njëjti është larguar nga qendra ku rehabilitohet.