Një person ka rënë nga kati i katërt i njërës prej klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se së bashkë me prokurorinë po punohet për të sqaruar rrethanat lidhur me ngjarjen.
“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.