Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili ka thënë se viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje, ku afër tij është gjetur një armë zjarri.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve dhe Prokurori i Shtetit.
Më tej, thuhet se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Me datën 11.02.2025, rreth orës 15:05, kemi pranuar informacionin se në qytetin e Gjilanit në oborrin e një shtëpie ishte një person i shtrirë në tokë. Pas daljes në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një person mashkull kosovar i vitit të lindjes 1956 i cili dyshohet se kishte kryer vetëvrasje. Afër trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë me të cilën dyshohet se personi të ketë kryer aktin. Nga mjeku kujdestar në vendngjarje është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan së bashku me Prokurorin e Shtetit të cilët janë duke punuar në ndriçim dhe sqarim të rrethanave të rastit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Policia.