Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:55 është gjetur një mashkull pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.
PK-ja bëri të ditur se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion si dhe rasti në proces hetimor”, thuhet në raport.