Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e enjte në Gjilan.
Siç njofton policia, nipi ka vjedhur armën dajës së tij.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari i dytë e ka dorëzuar armën me 4 fishekë. Nga një i dyshuar tjetër i mitur gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar arma dhe një fishekë.
“Gjilan 21.02.2024 – 17:00-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në banesën e tij i është vjedhur arma me shtatë fishekë (dyshohet nga nipi i tij–i mitur). Pas hetimeve të zhvilluara është kuptuar se i dyshuari pistoletën e kishte shitur. Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës dhe 3 gëzhoja të pistoletës që dyshohet se janë shkrepur si provë gjatë ndërrimit-shitjes së pistoletave. Po ashtu i dyshuari i dytë e ka dorëzuar armën me 4 fishekë. Nga një i dyshuar tjetër i mitur gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar arma dhe një fishekë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Një person ia vjedh ar:mën dajës dhe e shet në Gjilan
Ndani këtë artikull