“Për momentin, të shtunën, kemi rreth 30 fëmijë në Berlin, nga të porsalindurit deri në moshën pesë vjeç, të cilët ndodhen në reparte të kujdesit intensiv me ventilim mekanik (respirator) ose janë të shtruar në spital me një pasqyrë klinike shumë të rëndë të Covid-19. Këta fëmijë që nuk kanë faj për asgjë dhe për të cilët ende nuk kemi një vaksinë kundër Covid-it, janë infektuar nga të rriturit, kryesisht ata që sillen në mënyrë të papërgjegjshme, që nuk janë vaksinuar dhe që nuk kujdesen për asgjë dhe askënd, por ecin përreth dhe e transmetojnë virusin”, tha Trampuž për “Slobodna Dalmacija”.
Duke komentuar përqindjen e të infektuarve në rajonin e Ballkanit, ai tha: “Epo, kjo nuk është një valë e re, është një cunami dhe po përhapet sepse masat epidemiologjike nuk janë të mira, pak i përmbahen këtyre masave”, tha Trampuž.
“Për shkak të faktit se Omicron do të infektojë shumë njerëz, spitalet nuk do të mund të pranojnë shumë nga këta të rinj në kujdes intensiv dhe trajtim. Shumë nga ata që u infektuan sot do të kenë një formë të rëndë të sëmundjes brenda dy deri në tri javë”, thotë Trampuž.