Një person nga Gjilani i Kosovës ka bërë një shpallje për shkëmbimin e 5 ari tokë me krypto valutën Bitcoin ose Ethereum në vlerë prej 50.000 euro.
Këtë shpallje ai e ka bërë përmes rrjetit social Facebook dhe kjo ndoshta mund të jetë hera e parë që tek shqiptarët dhe më gjerë të shiten pasuri të patundshme me krypto valuta.
Jetojmë në një kohë kur monedhat virtuale janë bërë temë diskutimi nga mediat, shoqëria civile dhe investitorët. Këta monedha virtuale po bëhen gjithmonë e më të popullarizuara edhe tek shqiptarët, sidomos tek shqiptarët e Kosovës ku kanë filluar të përdoren dhe të tregtohen në masë të madhe nga shumë njerëz./ins/